Baba i DJ të njohur në Shqipëri, Vik Kraja, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për mjekun e njohur Dhimitër Kraja, i cili edhe pse në pension e ndjeu si detyrë morale të ktheheshe në spital për të shpëtuar sa më shumë jetë.
Dj Viki ka reaguar përmes një postimi në “Instagram”, ku falenderon të gjithë për mbështetjen dhe urimet e ngrohta që ka marrë për të atin dhe bën thirrje që të ndjekim rregullat për respekt të punës që po bëjnë mjekët në spital.
“Shumë fjalë të ngrohta dhe urime, por nëse doni që unë dhe familja ime të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar, ju lutem të ndiqni këshillat dhe mos thyeni rregullat e karantinës. Bëjeni të vlejë çdo sakrificë e atyre atje”, ka shkruar Viki në “Instagram”.