Pas akuzave të Presidentit Thaçi se babai i Vjosa Osmanit i ka shërbyer Serbisë, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.
Ai i ka quajtur shpifje deklaratat e tilla dhe ka thënë me këtë çështje do të merret gjyqësori.
“Ato janë shpifje të organizume, edhe polici u mor vesh se kush është . Normal se nuk jam ndjerë mirë me këto shpifje, le të merret gjyqësori me ato” ka thënë ai.
Ndryshe për këto akuza të Presidentit Thaçi e ashpër në përgjigje ka qenë edhe kryparlamentarja Osmani duke e quajtur Thaçin gjarpër që do të kafshojë nderin e familjes së saj.
Për këto akuza kundrejt zonjës Osmani ka reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës.