Një baba që duket se e do shumë vendin e tij të punës ka habitur shumë njerëz, pasi djalit të tij ia la emrin Departamenti i Komunikimit Statistikor. Slamet Wahyudi, burri 38-vjeçar nga Indonezia, ishte marrë vesh me bashkëshorten, kur ajo ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë, që nëse i lind djalë, ai do ta përzgjidhte emrin e fëmijës.
Kur foshnja u lind në dhjetor të vitit të kaluar, shërbyesi civil vendosi që ta nderonte vendin e tij të punës duke ia vënë djalit emrin e departamentit ku punonte – “Dinas Komunikasi Informatika Statistik” ose “Departamenti i Komunikimit Informues Statistikor”. Bashkëshortja e tij, Ririn Linda Tunggal Sari, duket të jetë pajtuar me këtë vendim. “Në fillim tingëllonte çuditshëm, por faleminderit Zotit, gruaja ime pranoi”, tha burri për një faqe lokale të lajmeve.
Familja dhe miqtë e çiftit, përfshirë gjyshërit e vogëlushit, ishin shprehur skeptikë për emrin e çuditshëm. Babai pranoi se në jetën e përditshme, djalin e tyre do ta quajnë me një emër më të shkurtër e më të lehtë për t’u përdorur, Dinko.