Babai i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, vrasja e së cilës tronditi dhe tmerroi popullatën e gjërë është ndaluar sonte në stacionin policor, jozyrtarisht mëson MKD.mk nga burimet e saj.
Sipas informacioneve, ai është i përfshirë edhe në rrëmbimin e vajzës, e cila më pas u gjet e vrarë.
Për nesër në ora 09:30, Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe MPB kanë caktuar konferencë të përbashkët për media, në të cilën duhet të njoftojnë më shumë detaje zyrtare.