“Babai i vaksinës” bën parashikimin e zymtë për koronavirusin

Prof.Dr. Ugur Sahin është një ndër shkencëtarët më të famshëm aktualisht për shkak se sëbashku me bashkëshorten Özlem Türeci shpikën vaksinën kundër koronavirusit.

Por, pavarësisht se tani i është gjetur “ilaçi”, Sahin bëri parashikime të zymta në lidhje me koronavirusin duke theksuar se ai do të qendrojë gjatë me ne, raporton albeu.com.

Shkencëtari u shpreh në një konferencë në Londër se koronavirusi do të bashkëjetojë për të paktën 10 vite me njerëzimin deri në zhdukjen e plotë të tij.

“Do të na duhet të ridimensionojmë atë që ne quajmë normalitet. Virusi do të qendrojë edhe për 10 vite me ne”, u shpreh Sahin.