Babai i Hashim Thaçit: Po mërzitemi, na ka marrë malli shumë

Oda e familjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë, çdo herë me rastin e ndërrimit të moteve ishte e mbushur plot.

Por, për të dytin vit me radhë, festa e Vitit të Ri këtu është më e zbehtë.

Kjo pasi në këto ditë feste, mërzia e malli i babait të ish-presidentit Thaçi për të birin që po gjykohet në Hagë, vetëm sa shtohet.

“U kanë ku u kanë, u ardhë. Na jem familje e madhe, u bojshum qitu krejt. Tash qe. Na ka marrë malli boll qe 1 vit e kusur”, shprehet prindi i ish-presidentit.

Duke u çmallur me fotografitë e të birit, Haxhi Thaçi ka një urim me rastin e vitit të ri, për të gjithë krerët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale.

“Na i presim apet e ishalla vijnë shnosh. Ua urojmë vitin e ri krejtve, Hashimit e shokëve të tij, Jakupit, Rexhepit e Kadrisë, ishalla me shnet. E ishalla lirohen ma shpejtë, të pafajshëm janë”, tha Haxhi Thaçi për RTK-në.