Naim Musliu fajëson ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, se ia mori djali nga dora, pasi policët nuk e kishin lënë ta shohin djalin e tij, Agonin, i cili ishte kthyer nga Gjermania, e do të vendosej për izolim në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
“Përgjegjësi i dytë është Sveçla.Nuk e di si e ka emrin. Ky burrë i botës ma ka marrë djalin nga dora. Nuk më kanë lënë të cmallem me të. Ky burrë i dheut së paku është dashur të ma ruaj djalin se shteti e ka pasur në dorë”, ka thënë babai i Agonit.
Musliu tregon bisedat që i kishte me Agonin kur ai u vendos në karantinë, ku qëndroi një ditë aty e më pas u gjet i vdekur, pasi kishtë rënë nga kati i katërt.
Agoni më ka thënë ‘babi kushtet nuk qenkan sic kanë thënë, por ushqimi qenka perfekt’”, rrëfen Musliu.
“Një dëshmitar ka thënë se Agoni i kërkonte mjekëve prezent në airodrom që të mos shkonte në karantinë”, thotë ai.
“Agoni më ka treguar se i është matur dy herë temperatura dhe e ka pasur 36.5”.