Tragjedia që goditi mbrëmë spitalin modular në Tetovë, dhe nga ku mbetën të vdekur 14 persona tani të konfirmuara edhe nga prokuroria dhe ministri i shëndetësisë, po identifikohen edhe viktimat nga kjo ngjarje e kobshme dhe e trishtë.
Familjarët dhe miqtë e viktimave po shpërndajnë fotografitë e të ndjerëve, dhe në mesin e tyre janë edhe babai bashkë me të birin nga fshati Siniçan i Tetovës.
Fotografia e fundit që ata e bënë nga spitali modular nga Qendra Kovid është kjo fotografi të shtrirë afër njëri tjetrit dhe të kapur dorë për dore duke shpresuar për shërim.
Por, ky ishte edhe momenti i fundit i tyre, që pas së cilës në mbrëmjen e të së mërkurës ishte fatale dhe në të cilën gjetën vdekjen nga zjarri i madh mes 14 viktimave tjerë.