Babai dhe djali nga Gostivari, akuzohen për dhunë

Prokuroria Themelore Publike nga Gostivari ka ngritur aktakuzë kundër djalit dhe babait të tij të cilët dyshohen për vepër penale dhunë.

Dy bashkëkryesit, djali dhe babai i moshës 30 dhe 54 vjeçare veprën në fjalë e kanë kryer më 20 prill, në dhomën e pritjes para sallës së gjyqit të Gjykatës së Gostivarit. Ata kanë sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e të pandehurit të parë dhe babain e saj, duke i goditur me grushte dhe shkelma në kokë dhe në trup dhe duke i shkaktuar lëndime trupore. Në të njëjtën kohë, sjellja e të pandehurve shkaktoi një ndjenjë ankthi dhe frikë tek të pranishmit.

Prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore në Gostivar ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për të pandehurin e parë, përndryshe zyrtar policor, ndërsa për babain e tij janë në fuqi masat e parapara, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./KlanMacedonia/