Baba Mondi hap debatin: 50% e shqiptarëve janë bektashinj!

Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Baba Mondi, ka mohuar statistikat zyrtare në lidhje me përkatësinë fetare të shqiptarëve.
Baba Mondi, nga emisioni “Rudina” ka thënë se në Shqipëri 50% e popullsisë janë betashinj.
Rudina Magjistari: Baba Mondi keni të dhëna, sa besimtarë bektashinj ka në Shqipëri?

Baba Mondi: Gati gjysma e popullsisë shqiptare janë besimtarë bektashinj.
Rudina Magjistari: 50%?
Baba Mondi: Po, pavarësisht se politika apo regjistrimet që janë bërë janë të gabuara. Ne kemi filluar regjistrimin vetë për t’i treguar njerëzve se sa bektashinj ka në Shqipëri. Nga 70% e myslimanëve në Shqipëri, 50% janë bektashinj.

Rudina Magjistari: Këto janë statistikat dhe të dhënat tuaja?
Baba Mondi: Jo jo janë dokumentet edhe sikur të mos duam ne. Merren regjistrimet e Zogut dhe jo regjistrimet sipas politikës. Ne jemi 2%. 2% jemi ne në Shqipëri? Nuk janë 2% por kjo është politika që ka ngatërruar gjëra të tilla. Megjithatë ne nuk kemi kundërshtuar pavarësisht se kemi filluar regjistrimin vetë. Ka 848 tyrbe në Shqipëri dhe 116 teqe.