Nesër për herë të parë në Kërçovë organizohet koncert madhështor në të cilën për herë të parë në vendin tonë do të performoj ylli i hip hopit, Rep Artisti i shekullit Unikkatil. Një eveniment i këtillë i cili organizohet do të ju jep mundësi të gjithë mërgimtarëve që të shijojnë pushimet e tyre në vendlindje në një atmosferë të veçantë. Për lokacionin dhe rendin publik të këtij evenimenti është kujdesur Komuna e Kërçovës.