“Baba hajde se kam frikë”, varrmihësi rrëfen historinë kur dëgjonte zërin e një fëmijë

Astriti, i cili punon si varrmihës është personazhi i kësaj jave në “Real People”. Ai ka treguar për ndodhinë më të çuditshme që i ka ndodhur duke qenë se ka një profesion jo fort të zakonshëm.

Astriti tha se ka dëgjuar të qara fëmijësh dhe sa më shumë i afrohej zërit, aq më shumë largohej ai.

“Po ecja poshtë, po ikja në shtëpi, ishte ora 11 e gjysmë të natës dhe kur dëgjoj të qara fëmije dhe gjithmonë tani duke menduar se vijnë qytetarët, ndalojnë makinën aty, lënë fëmijët dhe shkojnë te varret. Thërriste ky fëmija, o ba hajde se kam frikë, sa afrohesha unë, ikte pak më larg ky zëri,” – tregoi varrmihësi.

Pas kësaj, Astriti tha se dëgjoi edhe të atin, që i tha mos ki frikë se jam këtu afër.

Më pas ndezi një cigare dhe zërat nuk u dëgjuan më.