BDI publikoi proektin e parë nga agjenda e gjelbër (VIDEO)

Në ditëlindjen e 19-të, Bashkimi Demokratik për Integrimin njoftoi se po ndërmerr përsiper dhe do ta përfaqësojë axhendën e gjelbër në Qeveri, Parlament, Komuna dhe në të gjitha institucionet shtetërore.
Ahmeti, në fjalimin e tij dje nga Parku i Qytetit të Shkupit, bëri thirrje për partneritet me OJQ-të dhe grupet e interesit për agjendën e gjelbër sepse, siç tha ai, ne thithim të njëjtin ajër, pimë të njëjtin ujë, i njëjti diell na ngrohë, ne hamë nga e njëjta tokë dhe ndajnë të njëjtin planet.

Në vazhdim të njoftimit, Kryetari Ali Ahmeti filloi ditën duke publikuar videon e parë të serisë së projekteve nga agjenda e gjelbër.
Videoja e shkurtër grafike i referohet energjisë së rinovueshme dhe përdorimit të energjisë diellore, një projekt që tashmë po implementohet në TC Oslomej ndërsa transformimi i REK Manastir gjithashtu ka filluar, bashkë edhe me lokacione të tjera në vendin tonë.

“Sot, Bashkimi Demokratik për Integrimin në tërësi pranon agjendën e gjelbër si pjesë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe e shton atë në shtyllat e programit si një prioritet. Agjenda e gjelbër miq të dashur do të thotë jetë cilësore, punë dhe zhvillim, veçanërisht në periudhën post-pandemike dhe ndikimin e saj negativ në ekonomi, punë, shëndet dhe jetën në përgjithësi. Paratë e dedikuara për agjendën e gjelbër janë një investim sepse mjedisi dhe ekonomia janë të ndërlidhura, ato janë investime në shëndetin publik, në mbrojtjen e mjedisit, qasjen në ujë dhe ajër të pastër, në pastrimin e deponive, në uljen e emetimeve, rrugëve dhe cilësisë së hekurudhave, gazifikimi dhe energjia e gjelbër, të dyja ndikojnë në cilësinë dhe rrjedhimisht në kohëzgjatjen e jetës sonë, shëndetin tonë mendor, parandalimin e katastrofave që do të kushtojnë shumë më tepër me jetë”, theksoi Ahmeti në ngjarjen e djeshme.