Azizi ‘selam’ Ali Ahmetit: Mbahu “komandant” se po të ikin dhent!

Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA Adnan Azizi ka thumbuar kreun e BDI-së Ali Ahmetin lidhur me tubimin e mbajtur sonte në Tetovë. Sipas Azizit, Pallati i Kulturës është mbushur nga njerëz dhe funksionarë jashtë Tetovës. Ja postimi i plotë i Azizit:

Mbahu “komandant” se po të ikin dhent!

Sonte për ta mbushur Pallatin e Kulturës në Tetovë kishin ardhur nga të gjitha qytetet e Maqedonisë që tubimi i “komandantit” të mos dështoj. Kur PDSH-ja erdhi nga fundi, filloj ti bartë njerëzit nga gjitha vendbanimet për të bërë një tubim lokal!

Sonte BDI-ja ma kujtoj hallin e dikurshëm të PDSH-së, ata sonte në Pallatin e Kulturës shfaqën të njejtën pamje, e mbushën nga zori Pallatin me njerëz që kishin ardhur nga gjithkund, por veç tetovarë shumë pak kishte, për korrektesë nuk mungonin funksionarët që ende kanë shpresë të ushqehen nga hambari i komandantit dhe firmës së tij BDI!

Sonte si asnjëherë më parë Tetova ska pasur aq shumë mysafirë me targa veturash nga të gjitha qytetet, ndonëse e shijuan kafen në lokalet e Tetovës dhe njëkohësisht panë edhe punën e investimeve të kryetarit Kasami nëpër rrugët dhe lagjet e Tetovës. Ata kanë nostalgji për Tetovën sepse e kanë humbur përgjithmonë Tetovën, zaten gjërat kur i humb, gjatë kohë nuk të hiqen kujtimet për të!

U munduan për herë të fundit ndonëse ta mbulojnë dështimin e zbehjes së tyre me mungesën e qytetarëve që dikur i prisnin në Tetovë dhe si rrjedhojë atë e zëvendësuan me detyrim për pjesëmarrje së paku të funksionarëve nga Likova e deri në Strugë!

“Komandant” , ti e di se kur bajraku i fitores të bie në Tetovë, pas asaj nuk priten ditë të mira politike!

“Komandant” , sonte u binde edhe më qartë se pas vetes të kanë ngelur vetëm funksionarët e mirë paguar nga lukset e pushtetit derisa edhe ata një ditë do të lënë vetëm mu ashtu kur një “dashuri” e rrejshme përfundon me përfundimin e interesit!