Azizi: Qeveria e “Aksham Pazarit”

Shkruan: Adnan Azizi

Qeveria e “Aksham Pazarit” –
Pazar 3 dhe paterica e saj
“KÇK” “Kap çka të kapësh”

Është një thënie popullore:
“Pazari i shtëpisë nuk është si ai i çarshisë”. Siç po shihet kjo qeveri pazari e cila jep dhe mer numra deputetësh, nuk po i del hesapi i shtëpisë, pra nuk po arrijnë t’i bëjnë numrat dhe i ka kapur sikleti i shumicës. Ata kanë një hall edhe më të madh edhe po të arijnë për ti bërë numrat për këtë “shumicë zorti” nuk do të arrijnë të mbijetojnë, do jenë ymërshkurt në pushtet sepse nuk u shkon gjatë!
Janë mbledhur ta shpëtojnë BDI-në gjithë aleatët që i kanë shërbyer dhe ju ka shërbyer BDI atyre, por skanë derman!

Ka ardhur dakiki e ka ardhur momenti, BDI pas 22 viteve pushtet po i mbledh valixhet dhe po përgatitet për opozitë, sepse kësaj rradhë dënimit të popullit për të gjitha të bëmat skanë për ti ikur, ashtu siç nuk i ikën flakareshave politike përmes votave në Tetovë!