Azizi pyet BDI-në: Pse nuk dolët në protesta kur ndodhi Sopoti, Monstra, Lagja e Trimave…

Adnan Azizi nga Lëvizja Besa shkruan në facebook

Demagogët e BDI-së mundohen të shesin shqetësim artificial tek opinioni gjoja se ata përkujdesen për shqiptarët… Hipokrizi klasike!

Po ju pyes: Marrëveshja e Ohrit kishte afat realizimi 2001 – 2004, pse nuk thirrët për bashkimin e shqiptarëve kur ishi në pushtet, por tash nga opozita ju kujtua juve pas 22 viteve që marreveshja e Ohrit nuk është realizuar asgjëkundi.

Kush ishte në pushtet për 22 vite përpos BDI-së, kujt doni të ja leni fajin për gjithë këto marina ?

Pse nuk thirre ne protesta kur ndodhi:

❌Rasti Sopoti
❌Rasti Monstra
❌Vrasja e Harun Aliut me shokë
❌Vrasja e Nuri Mazarit
❌Rasti Alfa
❌Rasti i Almirit
❌Lagja e Trimave
❌Vrasja e komandant Shqiponjës
❌Burgosja e Fetah Alimit
❌27 prilli në parlament, kur ministër i brendshëm ishte kuadër i BDI-së dhe amnistimi i sulmuesve
❌Mos rregullimi i statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së
❌Ligji për “Branitellat”
❌Përkulja para “branitellave” të deputetëve të BDI-së
❌Qindra mijëra euro për Johan Tarçullovskin
❌Fushatë të përbashkët me Lube Boshkovskin
❌Enciklopedia që ofendoi shqiptarët
❌Tekstet shkollore me përmbajtje anti-shqiptare.
❌Shkupi 2014
❌Car Dushani
❌Rrahja në Kala dhe burgosja e të rinjve shqiptarë
❌Kisha në Kala të Shkupit
❌Kushtëzimi i administratorëve për mbledhje votash
❌Politizimi i arsimit dhe degradimi i universiteteve
❌Dështimi dhe pastaj kurdisja e regjistrimit të popullsisë
❌Emrat maqedon të shkollave shqipe dhe rrugëve ku jetojnë shqiptarët
❌Imponimi i stemës me luan si simbol gjoja shqiptar

Ja kjo është fytyra juaj e vërtetë e qeverisjes 22 vjeçare!