Azizi: Në Hekurudha punësuam 110 shqiptarë

Adnan Azizi njëherit sekretar organizativ i Lëvizjes Besa dhe Drejtor i Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruajti vendimin për pranim të 100 punëtorëve të rinj në HRMV – Transport, ku shumica prej tyre (77) janë shqiptarë.

Ja statusi i Azizit:
” Nënshkrova vendimin për pranim të 100 punëtorëve të rinj në HRMV – Transport, 77 prej tyre shqiptarë! Duke marrë parasysh edhe konkursin e kaluar, nga marrja e mandatit deri sot janë punësuar 110 shqiptarë! Kështu që përqindja e shqiptarëve në këtë institucion u rrit nga 4% (para marrjes së detyrës) në 17% (sot)!
VEPRA JO FJALË ✅ ”, ka shkruar Azizi