Azizi i BESËS: Zgjedhjet e parakohshme janë shpëtim i vetëm!

Shkruan Adnan Azizi – sekretar i Lëvizjes Besa
Situatë paradoksale, pa orientim dhe pa timon në drejtimin e vendit.
Në vend që të bëhet një qeveri teknike për të organizuar sa më shpejtë zgjedhje të parakohshme, që do të prodhonin një qeveri me legjitimitet dhe kapacitet të plotë për ti përballur krizat e rënda që e kanë kapluar vendin, sot tentohet të formohet një qeveri teknefesësh që ish mandatari iku heshturazi dhe anijen që po fundoset, ia la në dorë një vazali dhe nje grup deshtakesh dhe oligarkesh.

Patatja e nxehtë në duart e kryeministrit të ri, do të kuptohet shumë shpejtë, ngaqë në këto momente kur vendi përballet me kriza nga të gjitha drejtimet, lënia e karrikes së kryeministrit në këto momente është ikje nga fortunat që e kanë kapluar vendin, dhe në vend të tij duke gjetur një figurë kryeministër të cilit euforia dhe ëndja për karriken e të parit të qeverisë, ia ka verbuar sytë dhe nuk sheh se pse i është dhënë timoni pikërisht në këtë periudhë kohore!

Kjo Qeveri nuk ka legjitimitet dhe nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë të RMV. Në plan organizativ dhe funksional, mbi të gjitha, është nënçmuese për ne, që kuadro të nivelit të Artan Grubit të pozicionohen në hierarkinë më të lartë të ekzekutivit, një figurë që përveç se nuk mund të përfaqësojë shqiptarët ai konsiderohet si më i urryeri tek qytetarët, madje kontestohet edhe nga vet subjekti i tij. Një gjë e tillë vetëm është në funksion të oligarkëve dhe bizneseve të kriminalizuara, për të zhvilluar veprimtaritë e tyre të dyshimta. Siç duket, BDI në këtë mënyrë u falenderohet këtyre strukturave të dyshimta.

Anija po fundoset dita ditës, atë e nxjer në bregdet nga mos përmbysja vetëm marrja në duar nga kapiten të tjerë që do dinë ta drejtojnë atë.
Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugë e shpëtimit nga dalja e turbulencave dhe fortunave politike, ekonomike, energjetike, ndërfqinjësore e çka jo tjetër që sot vendi ynë po përbal.