Azizi: “E gërditshme, e neveritshme paraqitja e Selës dhe madhërimi ndaj Ali Ahmetit”

Adnan Azizi

Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
“Jam shumë i vogël për ti thënë jo idesë së Ali Ahmetit”

Sa e gërditshme dhe neveritse ishte paraqitja e Ziadin Selës mbrëmë në Click Plus, duke mbrojtur me dinakëri BDI-në dhe duke sharë gjat gjith kohës opozitën. Jo rastësisht thuhet se kopja gjithmonë është më e shmtuar se origjinali.
Dikur Menduh Thaçi me agresivitet e shante opozitën duke i shërbyer pozitës – Ali Ahmetit.

Tani në formë më banale Ziadin Sela po e bën të njejtën punë me cinizma e me hingëllima, me buzëqeshje false. Brenda një emisioni me dhjetëra sulme opozitës dhe asnjë fjalë kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit, po me mjeshtëri madhëroj Ali Ahmetin me “ide të mëdha” që në esencë është për ta shpëtuar veten nga humbja në zgjedhje. Më shumë dukej në portretin e Selës se është inkarnuar Artan Grubi, sesa Sela që dikur thoshte e keqja e shqiptarëve është Ali Ahmeti dhe BDI.

P S
E gjithë kjo bazën e ka në takimet ” i shkova në shtëpi Aliut dhe më erdhi në shtëpi Aliu ” .

Dhe me një llapsuz e sqaroi gjithë situatën: “Unë jam shumë i vogël ti them jo idesë së madhe te Ali Ahmetit”.