Azizi drejtuar BDI-së: Stoilkoviçin nuk e sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj


Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi në fjalimin e tij replikues ndaj deputetëve të BDI-së theksoi se Ivan Stoilkoviqin nga partia serbe e gjetën në mesin e BDI-së.

“Stoikoviqin nuk e sollëm ne, e gjetëm mes jush. As Stoilkoviqi, as Vuçiqi, as Serbia e as Rusia nuk i kanë dëmtuar shqiptarët sa BDI-ja. Mbi 50% të shqiptarëve i keni çu në mërgim”, deklaroi Azizi ku nga foltorja shpalosi foto të Bujar Osmanit me shefin e diplomacisë ruse, Lavrov, të Ali Ahmetit me Vuçiqin dhe foto tjera të eksponentëve të BDI-së derisa ishin në pushtet.