Aziri për Çelikun: “Nënçmimi i nënave shqiptare, stigmation nënat tona me shamija…”

Pas statusit të plasuar në facebook nga Gjyla Çeliku i cili shkruante: “Nëse në pushtet në Maqedoninë e Veriut inkuadrohen vjedhësit e votava unë një ndryshim kushtetues ua garantoj, sepse gjuhën nuk e zyrtarizuan, Marrëveshjen e Ohrit e zhdukën dhe shqiptarët si shtetformues as nuk i potencuan dhe drejtësi selektive promovuan.

Për vedhje janë ekspertë sa që edhe fëmijët e djepit krenohen si si qenkan veshur nga 3 herë nënat e tyre, si janë maskuar me shami dhe si janë ngjyrosur për bukuri, shembull fort i keq në politikë. Ju premtoj një gjë të cilën mund ta ndryshojnë dhe realizojnë e as nuk dyshoj që do mendohem dy herë:
Emrin “Zgjedhje” do ta ndryshojnë në VJEDHJE.
Vjedhjet lokale

Vjedhjet parlamentare
Vjedhjet presidenciale”
Ashpër ka reaguar Valmir Aziri i cila shkruan:Vazhdon shpifja, nënçmimi i nanave shqipëtare, njerz të kompleksuar, me plot dyshime në vehten dhe jeten e tyre, stigamtizojn nënat tona me shamija, e quajn popullin dele e të pa ditur, ta dini shpifjet dhe nënçmimin që na e keni bë këtë radhë si popull do ta mbajm mend dhe e kemi shënuar!