Aziri nga ASh-ja: “Në vitin 2018 ndryshuam Kushtetutën ku Kosova nuk figuronte si shtet fqinjë i RMV-së”

Në emisionin Klan Debat, deputeti i ASh-së Elmi Aziri tha se kanë qenë faktor në vitin 2018 për hapjen e kushtetutës dhe se do e bëjnë sërish tani me heqjen e 20%.

‘‘Kemi pritur 30 vite, duhet sa më shpejti ti përmbushim detyrimet si shtetformues, duhet shteti ti trajtojë gjithë qytetarët njësoj pra kjo është shumë e rëndësishme, ne si ASh kemi treguar kapacitete që mund të bëjm edhe ndryshime kushtetuese e dini pra marrëveshjen e Prespës në vitin 2018 sepse deri atë vit ende Kosova nuk figuronte si shtet i Maqedonisë së Veriut, mirë që erdhi momenti dhe e shfrytëzuam e ndryshuam me insistim të ASh-së ku u bisedua edhe puna e 20% por nuk u bë dhe tani e kemi shansin ta heqim njëher e përgjithmonë, ju kujtohet se si Zaev nga foltorja tha se po kemi biseduar me ASh-në dhe kjo do ndodh me hapjen e radhës së kushtetutës do largohet” – tha Elmi Aziri. /KlanMacedonia/