Aziri: Në Maqedoni më lehtë marrin shtetësi kr*iminelët ndërkombëtar sesa qytetarët që kanë lindur këtu

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend ka komentuar rastin “Mafia”, duke e lidhur me Ligjin për Shtetësi.
“Skandali ka të bëj me pajisjen me shtetësi dhe me dokumente udhëtimi për 214 kr*iminel dhe narko-diler të huaj. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut më lehtë mund të merr shtetësi si kr*iminel dhe shpërndarës i na*rkotikëve në rrjetin ndërkombëtarë , sesa të jesh i lindur dhe rritur në këtë shtet”, tha mes tjerash Aziri.