Aziri i ASH-së: 100 ditët e Qeverisë, 100 ditë mashtrime, varfëri, krim e korrupsion…

Aleanca për Shqiptarët (ASH) i ka quajtur 100 ditët e para të Qeverisë së Dimitar Kovaçevskit, 100 ditë të mashtrimit, krimit e korrupsionit.

“Për këto 100 ditë qeverisje kemi mbi 100 skandale, afera korruptive, dështime, regres, shtrenjtime, me një fjalë janë 100 hapa mbrapa në çdo proces dhe çdo sferë të jetës. Në integrime, sot jemi më larg se kurrë nga marrja e datës, në raportet e organizatave ndërkombëtare jemi në një grup me Somalinë dhe Kongon për korrupsion, lirinë e shprehjes, gjyqësorin, transparencën dhe sfera të tjera, besueshmëria në sistemin e drejtësisë ka rënë në 8 gjegjësisht në 3 për qind, qytetarët u varfëruan dhe si pasojë mijëra të rinjë kanë braktisur vendin, rezultatet e regjistrimit u manipuluan”, u shpreh deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.