Azerbajxhani aku*zon forcat armene për su*lm në një tubacion të naftës

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Azerbajxhan njoftoi se një tubacion i naftës ka qenë shënjestër e lu*ftimeve midis forcave armene dhe azerbajxhanase në dhe përreth rajonit të shkëputur të Nagorno Karabakut.
Ra*keta u hodhën në tubacionin Baku-Tbilisi-Çejhan.
Përpjekja për të dë*mtuar tubacionin e rëndësishëm për sigurinë energjetike të Evropës “u parandalua si rezultat i masave të marra nga ushtria azerbajxhanase”, tha Zyra e Prokurorit, duke shtuar se një civil u v*ra.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë i hodhi poshtë ak*uzat, duke thënë se “raportet e Azerbajxhanit, për përpjekjen e trupave armene për të go*ditur tubacionin Baku-Tbilisi-Çejhan, janë gënjeshtra të drejtpërdrejta”.
Lu*ftimet për Nagorno Karabakun kanë nisur qysh më 27 shtator.
Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, rajoni qeveriset nga armenët etnikë.

Dy palët kanë raportuar për së paku 240 vik*tima, përfshirë dhjetëra civilë.
Armiqësitë kanë rritur shqetësimet për zgjerim të kon*fliktit, me përfshirjen e mundshme të Turqisë, e cila është aleatja më e afërt e Azerbajxhanit, dhe të Rusisë, e cila ka një pakt mbrojtjeje me Armeninë.
Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një lu*ftë për rajonin e Nagorno Karabakut më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vr*arë.
Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luf*timet e fundit.