Për opinionin e brendshëm të Maqedonisë
PARAQITJE PUBLIKE E KËRKESËS
drejtuar ministres Irena Stefoska, kryeministrit Zoran Zaev dhe zv.kryeministrit të parë Artan Grubi
Të nderuar media!
Nëpërmjet angazhimit Tuaj, që keni përcjellur aktivitetet tona, njoftojmë opinionin e gjerë, që pas Kërkesës publike drejtuar krerëve institucional (ministres Stefoska, kryeministrit Zaev dhe zv.kryeministrit të parëGrubi) më 25 shkurt, meqë asnjëri nuk u përgjigjë, më 3 mars të njejtëve u dërguam edhe këtë Kërkesë publike me shkrim, qëtashmë të tre institucionet e kanë obligim ligjor, Kërkesës sonë publike t’i përgjigjen me shkrim ndërsa presim që përgjigja e Ministrisësë kulturës, nën ndikimin institucional të dy tëparëve të kësaj qeverie, do të jetë në harmoni “të vlerave letrare të shpërblyera botërore dhe prezentimit dinjitoz të produksionit letrar të Maqedonisë, aty ku libri është kryefjala e paraqitjes letrare kulturore dhe shoqërore”.
Arsyetimet jozyrtare nga Ministria e kulturës, në stilin se “projekti i Letërsisë sëShpërblyer Letrare Botërore 2021” i paraqitur nga “Shkupi” ka qenë “mahnitës” por ja që“Shkupi” paska gabuar që ka paraqitur “përktheys letrarë të huaj e jo vendor” dhe ideja për paraqitje të përbashkët të botuesve shqiptarë dhe maqedonas në Panairet e librave ndërkombëtar “ide e mirë”, por në “kohë tëgabuar” për shkak “të pandemisë”, janë vetëm fraza për t’i refuzuar projektet tona.
E kjo, është e kun*dërta e parimeve dhe kritereve tëvetë ministrisë, sepse askund, as në kriteret e përgjithshme, as në kriteret e veçanta nuk shkruan që “përkthyesit letrarë”, apo “pandemia”, si shkaqe për pranimin apo refuzimin e ndonjë projekti letrar. Refuzimi i projekteve tona është në ku*ndërshtim edhe medeklaratën e ministres, se “komisionet profesionale kanë vendosur, në bazë të parimeve e vlerave artistike dhe jo në bazë tëpërqindjeve matematikore”. Prandaj, ne e kemi obligim moral, profesional dhe qytetar, që këtëprojekt tonin të parefuzueshëm, të vlerave letrare të shpërblyera botërore, që sipas kritereve të vetë Ministrisë së kulturës, pika 8 e Prioriteve, paraqet prioritet të saj, tëkërkojmë vazhdimisht të përkrahet plotësisht ky projekt i yni.
Kjo, do të thotë, që ne vazhdojmë të mos kërkojmë favorizim, por edhe nuk lejojmë zhvlerësim të veprimtarisësonë letare e kulturore. Përkundrazi, kërkojmënga institucionet tona të jenë të ndërgjegjshme profesionalisht dhe të pranojnë gabimin e tyre dhe këto projekte në mënyrë plotësuese, nëmënyrë transparente të paraqiten tani (dhe jo pas “Shkallës së dytë”) në Programin Interes Nacional për Kulturë 2021.
Nuk duam tëbesojmë që edhe kësaj here, ministrja Stefoska, kryeministri Zaev dhe zv.kryeministri i parë Grubi, nuk do tëpërgjigjen pozitivisht në kërkesën tonë që tërespektohen “Vlerat letrare të shpërblyera botërore” dhe paraqitjet e “përbashkëta shqiptaro-maqedone” në paraqitjen e librit në botë. Injorimi i këtij projektit, do të dëshmonte jo vetëm “injorimin e vlerave eurointegruese”, por edhe “vlerave të përbashkëta vendore”, duke mënjanuar tërësisht “vlerat letrare shqiptare në Maqedoni”. E shtëpia botuese “Shkupi”, me 27 vitet e saja të ekzistencës, e ka dëshmuar veten duke botuar vlera letrare edhe vendore edhe botërore.
Azam Dauti, drejtues i ShB “Shkupi”