Axha i Lulzimit: Besë ka vetëm familja Kadriu, ajo Avdullahu as edhe një minutë

Rrahim Fejzullahu, axha i 18-vjeçarit që u rrah për vdekje, Lulzim Fejzullahu, ka thënë se sot i ka dhënë besë një muaj ditë vetëm familjes Kadriu.

Fejzullahu në një prononcim për Klankosova.tv tha se “familja Avdullahu nuk e ka asnjë ditë besë prej meje”.

Nuk kemi pasur asnjë kontakt me familjen Avdullahu. Ia kam dhënë një muaj besë familjes Kadriu. Familja Avdullahu një minutë ditë nuk ka besë prej meje”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Shkaku që e ka shtyrë për t’i dhënë një muaj ditë besë familjes Kadriu, sipas Fejzullahut është tërheqja e fëmijëve të dy familjeve nga shkolla.

Ai tha se çështjen e rrahjes deri në vdekje të Lulzimit ia ka lënë në dorë drejtësisë.