​AVUK merr vendim të lejojë rikthimin në treg të produkteve “Woody”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur që të lejojë shitjen për konsum të produktit sallam Woody dhe virshlleve që kanë datë skadence pas 30 tetorit, pasi nuk janë të përfshira në lotet të cilat kanë qenë të infektuara me salmonell. Lajmin e ka bërë të ditur për KP, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit, Lamir Thaçi.

“Ne kemi pranuar lajmërimin apo njoftimin zyrtar nga sistemi RASF dhe në këtë lajmërim nuk është i përfshirë sallama Woody dhe disa lote të tjera të virshlleve që kanë datë studentes pas 30 tetori 2022. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në këtë njoftim zyrtar nga sistemi RASF informata të marra nga autoritete vendit të origjinës dhe vendimet që janë marrë nga autoritetet e tjera shtetërore, ku shiten ky produkt ka vendosur që të lejoj shitjen në qarkullim për konsum të produktit sallam Woody dhe virshlleve qe kanë datë skadencë pas 30 tetorit dhe të cilat edhe sipas njoftimeve nuk janë të përfshira në lotet të cilat kanë qenë të infektuara me salmonell”.

Konsumatorët do t’i gjejnë në treg prej nesër produktet e Woody-it të cilat janë të sigurta për konsum sepse është bërë verifikimi i plotë janë grumbulluar fillimisht të gjitha produktet dhe është bërë verifikimi i tyre dhe gjithmonë në mbikëqyrje të rreptë të inspektoratit veterinar. Pas ndarjes dhe selektimit të tyre është vendosur që ato të cilat nuk janë të përfshira në incident t’u lejohet rikthimi në treg për qarkullim dhe konsum”, tha Thaçi.