Avokatura e Shtetit ngrit akuzë penale ndaj 2 prokurorëve dhe drejtorit të Policisë Financiare


Avokatura e Shtetit të RMV-së në krye me Fehmi Stafën ka ngritur akuzë penale ndaj 2 prokurorëve, drejtorit të Policisë Financiare dhe biznesmenit Sead Koçan, shkruan televizioni Telma transmeton Pa Censurë.

Personave që u janë ngritur akuzë janë:

1.Artan Ajro, ish-prokuror në Prokurorinë Speciale Publike, tani është prokuror në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

2.Gavril Bubevski, ish-prokuror në PSP, tani kryetar i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.

3.Arafat Muaremi, ish-hetues në PSP, tash drejtor i Policisë Financiare

4.Sead Koçan, bzinesmen ish pronar i kompanisë Transmet.

Siç bëhet e ditur akuzat janë ngritur për dyshime se 2 prokurorët dhe drejtori i Policisë Financiare në bashkpunim kanë mundësuar që pasuria e konfiskuar e biznesmenit Sead Koçan të mos përfundojë në arkën e shtetit por në konto të personave të tretë./Pa Censure