Avokati serb: Në orën 15:00 do të jem te varri i Blerina Jasharit, do të mbaj një fjalim të shkurtër

Avokati nga Serbia Çedomir Stojkoviq njofton edhe njëherë se sot në orën 15:00 do të jetë i pranishëm te varret e familjes Jashari në Prekaz.

Më saktësisht ai do të ndalet tek varri i Blerina Jasharit, aty ku vendosi lule edhe klienti i tij Nikolla Sandulloviq i cili më pas u raportua se u arrestua dhe u maltretua nga BIA serbe.

“Në orën 15:00 do të jem te varri i Blerina Jasharit, ku do të mbaj një fjalim të shkurtër”, ka shkruar avokati Stojkoviq në platformën X.

Veprimi i avokatit vjen pasi Sanduloviq u rrah dhe u arrestua për këtë veprim.

“…dhe pastaj do të vij në Beograd të dorëzohem tek autoritetet! Në këtë mënyrë i sfidoj autoritetet që të më arrestojnë më pas (dhe të më rrahin nëse duan) dhe të tregojnë se në Serbi ekziston një rregull i ri antihisist, antievropian, anti-civilizimi dhe vandal, sipas të cilit çdo vendosje lulesh në varret e fëmijëve shqiptare dënohen me rrahje dhe me burg! Nëse më arrestojnë, të premtoj: Do ta bëj përsëri!”, ka shkruar dje Stojkoviq.

Sipas tij vetëm Serbia guxoi të arrestonte dhe të rrihte një burrë se ai vendosi lule mbi varrin e një fëmije shqiptar

“Serbia të enjten do ta ketë edhe një “kriminel” si Nikolla Sandulovuqi, që vendos lule mbi varret e fëmijëve – mua – pra, t’ju ​​shoh o mangupa, çfarë do të vendosni. Ju zgjodhët të heshtni për Nikolla Sanduloviçin “sepse nuk ju pëlqen. Më lejoni të shoh çfarë justifikimi do të keni për mua”.