Avokati i Veselit: Me “provat” që keni, gjyqi do të zgjasë deri në 10 vjet

Ben Emmerson, avokat i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka drejtuar akuza drejt Prokuroritsë Speciale dhe planin e tyre për hetimin e provave. Emmerson ka thënë se marrë parasysh deklaratave të Prokurorisë për provat, gjyqi do të vazhdojë 80 muaj deri në 10 vjet.

“Duke pasur parasysh se kemi rreth 200 dëshmitarë dhe flitet për më shumë se 100 incidente në të gjithë territorin e Kosovës dhe një pjesë të Kosovës, mendojmë që gjyqi do të vazhdojë 80 muaj deri në 10 vjet”, ka thënë Emmerson.

Ai ka bërë vërejtje edhe për cilësimin e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, duke thënë se UÇK-ja arriti modeste dhe se ishte formuar për të mbrojtur civilët shqiptarë.

“Kur të dalin në pah provat që ka prokuroria, kjo aktakuzë do të quhet qesharake”, ka thënë Emmerson.