Avokati i Thaçit kritika Speciales: Janë 124 dëshmitarë për të cilët nuk po jepen detaje

Është duke u zhvilluar seanca gjyqësore lidhur me rastin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi të akuzuar kinse për kri*me luf*te në Kosovë. Gjatë kësaj konference në kuadër të Speciales, avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, David Hooper deklaroi se kërkon që të trajtohen disa çështje të cilat po u shfaqin probleme mbrojtjes.

Sipas tij ka probleme sa i përket materialeve gjë kjo e cila po u pengon atyre të trajtojnë çështjen sic duhet.
“Unë do ti kërkoj që të trajtojë këto çështje, kur them çështje e kam fjalën për ato që ngritët ju.Ka një grup çështjesh të lidhura, të lidhura në pikën një deri mbase tek përkthimi, deri tek rregulla C. Në lidhje me nxjerrjen e materialeve ka pasur disa vështirësi konkrete të cilat kryesisht janë trajtuar nga SPS-ja, kur u vu në dukje, por mbetet ai që unë e quaj problem të përgjithshëm.

Mënyra se si sistemi me anë të cilit nxirren materialet nuk është i dobishëm , pra mund të them se nga sistemet e nxjerrjes së materialeve me të cilën kemi punuar në gjykatat e tjera ky sistem këtu është më pak i dobishmi dhe është problem, sepse mënyra se si bëhet nxjerrja zbulimi i materialeve dhe ndihma që mund të marrësh nga materialet e tilla, sidomos në materiale të shumta, ky sistem duhet të jetë si një udhërrëfyes për të ndihmuar mbrojtjen, për të marrë materialet e për të kuptuar çështjen”, tha Hooper.

https://www.facebook.com/gazetametro.net/videos/229141432196556