Avokati i Thaçit dhe ai i Veselit nuk pajtohen për një çështje në Gjykatën Speciale

Ben Emmerson, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe David Hooper, avokat i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli nuk janë pajtuar në një çështje lidhur me planin e nxjerrjes së provave që Zyra e Prokurorit të Sepcializuar pretendon se i posedon kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Hooper nuk është pajtuar që Prokuroria t’ia dorëzojë materialin Gjykatës para se gjithash, ndërsa këtë e ka kundërshtuar Emerson.

“Ne jemi dakord me qasjen që ka paraqitur Prokuroria që kjo nuk është më shumë sesa një mjet navigimi…. Unë kam qenë edhe vetë gjykatës për Tribunalin për krimet në ish-Jugosllavi dhe jam i pajtimit që materiali i Prokurorisë t’i jepet Gjykatës”, ka thënë Emmerson.

Paraprakisht, prokurorja e ZPS-së ka thënë se gjykatësi duhet t’i ketë këto materiale. “Ne mendojmë që gjykatësi duhet t’i marrë këto materiale”, ka thënë ajo.