Avokati i Shtetit ka marrë pjesë në një përleshje mes dy familjeve në Strugë, janë ngritur akuza ndaj pesë personave

Prokuroria Themelore Publike Strugë ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për veprën penale të pjesëmarrjes në rrahje.

Ngjarja ka ndodhur më 17.8.2023, pranë lunaparkut në rrugën “Partizanska”, ku fillimisht dy fëmijë 16-vjeçarë nisën një zënkë dhe rrahje mes tyre.

“U përfshinë prindërit e të dy fëmijëve dhe të afërmit e tjerë nga të dyja palët, dhe përleshja fizike kulmoi duke shkaktuar lëndime të rënda trupore për njërin nga fëmijët, përfshirë fraktura në nofull, lendime në kokë dhe trup, mavijosje dhe prerje. Njëri nga të akuzuarit aktualisht ushtron funksionin e avokatit shtetëror për rajonin e Strugës,” njoftoi Prokuroria Themelore Publike.