Avokati i Popullit: Personat me pengesa të vaksinohen me prioritet

Avokati i Popullit me reagim deri te Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për mospërfshirjen e personave me pengesa te grupet prioritare për vaksinim me vaksinën anti Kovid.

“Personat me pengesa si dhe personat që kujdesen për ta, nuk janë përfshirë si grupe prioritare për vaksinim, edhe pse është e pakontestueshme se përballen me rrezik të lartë nga infektimi me Kovid-19, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore dhe shëndetit të dobët, që është karakteristikë për shumë persona me pengesa, por edhe për shkak të kontakteve të përditshme me dhënësit e ndihmës për përkrahje, pa marrë parasysh nëse ata janë familjarë të tyre, apo persona të angazhuar për t’u dhënë ndihmë, kujdes, trajtim, rehabilitim apo arsimim.”

Avokati i popullit përkujton se sipas nenit 25 të Konventës për të Drejtat e Personave me Pengesa, shtetet nënshkruese pranojnë të drejtën e personave me pengesa për qasje të nivelit të lartë te shërbimet shëndetësore dhe pa diskr*iminim, prandaj ky institucion kërkon ndryshime në planin nacional për vaksinim me vaksinën anti Kovid.

“Të bëhet ndryshimi i planit ekzistues nacional për vaksinimin për Kovid-19 në atë mënyrë që në grupet prioritare të përfshihen personat me pengesa, dhënësit e shërbimeve për përkrahje të këtyre personave, pa marrë parasysh nëse ata janë anëtarë të familjeve të tyre apo persona të angazhuar për kujdes, trajtim, rehabilitim, arsimim dhe persona që u ofrojnë shërbime me asistim personal”.

Këtë kërkesë nga Avokati i Popullit e arsyetojnë me faktin se gjatë pandemisë kjo kategori e qytetarëve është në mesin e popullatës më të rre*zikuar, përfshi rre*zikun për të zhvilluar gjendje të rëndë klinike që mund të shkaktojë edhe fa*talitet.