Të dielën më 30 shtator në ditën e mbajtjes së referendumit, në zyrën e Avokatit të Pupullit në periudhën prej orës 7 deri në orën 18 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321 në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore.
Të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip të dielën do të hapen me qëllim që qytetarëve t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Avokati i Popullit komunikoi se qytetarët mund të drejtohen personalisht në zyrat, por edhe në linjën falas të telefonit në numrat: Manastir 047 242-310, Kërçovë 045 228-586, Kumanovë 031 431-448, Strumicë 034 329-996, Tetovë 044 344-082 dhe Shtip 032 389-701, transmeton MIA.
Avokati i Popullit në njoftimin e sotëm për media përkujtoi rëndësinë e jashtëzakonshme të realizimit të së drejtës së prononcimit të drejtpërdrejtë dhe konsideron se deklarimi i qytetarëve dhe i qëndrimit të tyre lidhur me pyetjen në referendum, është detyrim i tyre dhe në mënyrë aktive kontribuojnë për të ardhmen në shoqëri.
Avokati i Popullit, gjithashtu i përkujton dhe i bën apel të gjithë faktorëve në shoqëri, të mos i pengojnë qytetarët në realizimin e të drejtës së tyre të garantuar në daljen dhe prononcimin e tyre personal, ndërsa i ka inkurajuar qytetarët që çfarëdo lloj ndikimi eventual ta raportojnë.