Në zyrën e Avokatit të Popullit nesër, në ditën mbajtjes së referendumit, nga ora 7:00 deri në ora 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321, ku qytetarët mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës së votës dhe shprehjes së lirë të mendimit të tyre.
Hapur për qytetarët do të jenë edhe shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Tetovë, Kërçovë, Kumanovë, Manastir, Shtip dhe Strumicë, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimi dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët krahas zyrave, si dhe linjën telefonike falas, mund t’i mbrojnë të drejtat e tyre dhe të paraqiten në numrat telefonik: Tetovë: 044 344-082, Kërçovë: 045 228-586, Kumanovë: 031 431-488, Manastir: 047 242-310, Shtip: 032 389-701 dhe Strumicë: 034 329-996/
Avokati i Popullit në kumtesë për mediat rikujton se është e rëndësishme realizimi i të drejtës dhe deklarimit në referendum dhe konsideron se deklarimi i qytetarëve dhe qëndrimi i tyre në pyetjen e referendumit është obligim i tyre dhe kontribut i tyre aktive për të ardhmen e shoqërisë.
Prokurori Publik në të njëjtën kohë ju bën apel të gjithëve në shoqëri të mos i ndalojnë qytetarët në realizimin e tyre të garantuar për të dalë në votime, duke i inkurajuar qytetarët të paraqesin secilin ndikim eventual.