Avokati i Popullit apeloi të normalizohet situata me energjinë elektrike në Haraçinë


Avokati i Popullit në lidhje me situatën në të cilën u gjendën banorët e Komunës së Haraçinës (të cilët disa ditë janë pa rrymë elektrike) për shkak, siç kumtojnë nga EVN Maqedoni, defekt i nënstacioneve, i bën apel kompanisë dhe institucioneve kompetente, para së gjithash Ministrisë së Punëve të Brendshme, që menjëherë të ndërmerr të gjitha masat dhe të sigurojë parakushtet për riparimin e defektit, që do të normalizonte situatën me furnizimin me energji elektrike në komunë.

Siç informon Avokati i Popullit, në zyrën e tij ka parashtruar peticion nga një grup qytetarësh, banorë të Komunës së Haraçinës, të cilët theksojnë se edhe pse rregullisht i paguajnë faturat për energjinë e konsumuar, në këtë situatë, në kushtet e krizës ekonomike, vuajnë dëme të mëdha materiale (janë prishur ushqimet e ruajtura në frigoriferë), por edhe se nuk janë në gjendje të mbajnë higjienën personale, ndërsa të cilët ankohen se në këtë rast, duke vonuar riparimin e defektit, diskriminohen.

“Me këtë rast Avokati i Popullit u bën thirrje autoriteteve vendore, por edhe banorëve të Komunës, për bashkëpunim të përbashkët, me qëllim normalizimin sa më të shpejtë të situatës, qëndron në kumtesë.