Avokati i kërkon gjykatësit të Speciales që ta lirojë përkohësisht Rexhep Selimin

David Young, avokati i ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimit, e ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Speciale.

Ai ka kërkuar që Selimi të lirohet përkohësisht me apo pa kusht.

Po kështu, Young ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake që të vendos ta mbajë një seancë dëgjimore për këtë çështje më 16 dhjetor.

Gjithashtu, mbrojtja ka kërkuar që të reduktohet afati kohor i marrjes së përgjigjes në lidhje me aplikimin, nga 10 në katër ditë.