Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson është duke marrë pjesë virtualisht në dëgjimin e parë publik të Kadri Veselit para Gjykatësit të Dhomave të Specializuara.
Ben Emmerson është avokat britanik dhe do të mbrojë ish-kreun e PDK’së në Gjykatën Speciale për krimet e pretenduara nga Prokurori i Specializuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.
Kadri Veseli është transferuar në Hagë më 5 nëntor 2020.
Pas konfirmimit të aktakzuës nga Gjyqtari i procedurës paraprake dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK’së.