Avokati i Gotovinës komenton aktakuzën ndaj Thaçit, e përmend edhe Millosevicin

Luka Misetic, avokati amerikan i gjeneralit të famshëm kroat Ante Gotovina ka komentuar aktakuzën ndaj Persidentit Hashim Thaçi, duke e quajtur shqetësues publikimin e saj, madje ka përmendur edhe aktakuzën e kriminelit serb Slobodan Milosevic.

Misetic ka thënë se kur Guvernatori Louise Arbor ngriti akuza kundër Slobodan Milosevic në 1999, u deshën dy ditë që një gjyqtar të konfirmojë aktakuzën, ndërsa për Thaçin edhe pas 60 ditësh ende po shqyrtohet madje, publikimin e saj e quan shqetësues.

“Kur Prokurorja Louise Arbor ngriti akuza kundër Slobodan Milosevic në 1999, u deshën dy ditë që një gjyqtar të konfirmojë aktakuzën, ndërsa pas 60 diitësh një gjyqtar ende po shqyrton akuzat kundër Hashim Thaçi. Zbulimi i KSPO’s ndaj akuzave kofindenciale është edhe më shqetësues”, ka shkruar Luka Misetic në Twiter.

Kujtojmë, që Gjykata Speciale me seli në Hagë të mërkurën ka propozuar ngritjen e një aktakuze ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.

Kjo aktakuzë është bërë publike ende pa marrë dritën e gjelbër të gjykatësit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara i cili është duke e shqyrtuar atë.

Një aktakuzë ku Thaçi dhe Veseli po akuzohen për krime që dyshohet se janë kryer në Luftën e Kosovës, ata po akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me dhunë të personave, persekutim dhe tortura.

Luka Misetic është avokat i njohur amerikan me prejardhje kroate i cili ka mbrojtur në Tribunalin e Hagës Gjeneralin e njohur kroat Ante Gotovina.

Përndryshe Misetic, ishte edhe shefi i ekipit që arriti fitore në arbitrazh në rastin e padisë së kompanisë Axos kundër Qeverisë së Kosovës në çështjen e privatizimit të dështuar të PTK’së.