Avokati Gashi publikon dëshminë e Milaim Zekës në Gjykatën Speciale: Akuzat e tij kundër UÇK-së mbetën aty

Avokati Tomë Gashi ka publikuar dëshminë e Milaim Zekës i cili thotë se akuzat e tij kundër UÇK-së mbetën në Gjykatën Speciale.

Gashi përmes një postimi në Facebook thotë se Zeka e ka konfirmuar në Gjykatën Speciale se kishte këmbim të informatave për rastin Drenica ku u akuzua Sylejman Selimi Sami Lushtaku dhe 15 pjesëtarë te UÇK-së për kri*me të lu*ftës. Ai thotë se së bashku me avokatin Gregor Guy Smith ka tentuar ta ndalin Zekën që të mos flasë, por pa sukses.

“Ne avokatët e mbrojtëm mire Znaqken ai u liru në Gjykatë por akuzat e tij kundër UÇK mbetën është e sigurt që këto dëshmi të Znaqkes janë në Gjykatën Speciale tash po e pres Eulexin se me ka marrë malli për Nasim Haradinajn dhe për Hysni Gucatin” ka shkruar Gashi në Facebook.