Avokati Berisha për gjendjen e rënduar: Zgjidhja është dënimi dhe jo izolimi

Avokati i njohur kosovarë, Besnik Berisha, ka thënë se numri i të infektuarve është dështim për të gjithë shoqërinë dhe të gjitha partitë politike.
Ai ka thënë se këtij dështimi nuk duhet t’i gëzohet askush por të bashkohen në luftën vetëdijesuese.
Sipas Berishës, çelësi i daljes nga kjo gjendje e rëndë është dënimi dhe jo izolimi.
“Nese godasim xhepin e secilit qe i kontribuon deshtimit, nuk ka nevoje te mendojme per masen e izolimit. Zgjidhja eshte tek denimi, jo tek izolimi!” ka shkruar Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Rritja e numrit te te infektuarve nuk eshte deshtim vetem per qeverine, por per te gjithe shoqerine, per te gjitha partite, pozite dhe opozite dhe jo vetem.
Megjithate, askush nuk duhet t’i gezohet deshtimit, por duhet t’i bashkohet luftes se vetedijesimit dhe pse jo, edhe misionit te ndeshkimit per kedo qe me veprimet apo mosveprimet e tij perben rrezik per neve si shoqeri.
Nese godasim xhepin e secilit qe i kontribuon deshtimit, nuk ka nevoje te mendojme per masen e izolimit.
Zgjidhja eshte tek denimi, jo tek izolimi!

https://www.facebook.com/besnik.berisha/posts/10221855565512360