Seancën e parë të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës do ta udhëheqë Avni Dehari.
Tashmë gjithçka po shkon drejt konstitumit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
KQZ ka shpallur edhe rezultatet përfundimtare, me ç’rast me 49.95% të votave, Vetëvendosje ka fituar vendin e parë dhe numrin më të madh të deputetëve, saktësisht 58 sosh.
Nga partia fituese tashmë kanë treguar edhe kur do të përmbyllet edhe formimi i institucioneve.
Avni Dehari, që në këto zgjedhje fitoi më shumë se 50 mijë vota, është deputeti më i vjetër i zgjedhur.
Ai më 3 Maj të këtij viti do t’i mbushë 74 vite jetë.