Avioni nga Zvicra ulet sot në Kukës të Shqipërisë


Një avion i kompanisë ajrore zvicerane “Helvetik Airlines” do të ulet ditën e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit “Zajed, flatrat e Veriut”, duke shënuar kështu nisjen e fluturimeve tregtare. Avioni do të niset nga Cyrihu dhe fluturimi i kthimit do të kryhet po të premten pas 1 ore e gjysmë që kërkon përgatitja, transmeton albinfo.ch.

Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë, Edi Rama, thotë se sot hapet zyrtarisht porta e dytë e qiellit shqiptar.
“Sot ulet nga Cyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i ‘Helvetic Airlines’ dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale”, shkruan Rama.
Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht.