Avdiu: “Shoqni qe e urren gruan”

Zana Avdiu
E vetmja grua e mire ne kete shoqni, eshte ajo grua qe eshte skllave ne cdo forme, per burrat. Te tjerat nuk jane te mira, as te vdekuna.
Nuk ma merr mendja qe ndodh diku, kudo ne bote, qe kur jepet lajmi per vde*kjen e nje gruaje te re, te vershojne komentet tallese e perbuzese per te, dhe vdekjen e saj.
Nuk ma merr mendja qe ka kudo ne bote, qe nje grua e cila ka qene e mbyllun per 5 dite dhe eshte perdhunu, te gjithe te tallen e ta perbuzin, e ta lartesojne dhu*nuesin.

Ne secilin portal i lexoj komentet, edhe vendore edhe nderkombetare. Nuk me ka ndodh me pa vec nje koment me mediat nderkombetare qe dikush iu gezohet ose tallet me keso raste te ngjashme.
Ndersa, ne secilin portal vendor, per lajmin e njejte qe jane mbi 500 a 1000 komente, dhe 99% jane te llojit perb*uzes e talles.
Keto komente jane sondazh, ne baze te cilit nxjerr nje perfundim se ne cfare niveli eshte shoqnia. E nga ky rezultat del qe shoqnia jone, eshte ne krize te thelle morale.
Duhet te bejme dicka. Dicka, qe me ndryshu sa ma shpejt! 😓😓😓😓