Zana Avdiu
Edhe perkunder te gjithave, ROSU edhe sot tregoi se eshte ne gjendje me i dale zot ketij vendi, dhe jane ne krye te detyres kudo dhe kurdohere kur eshte e nevojshme nderhyrja e tyre.
Puna e tyre shume profesionale, gatishmeria e tyre per nderhyrje ne cdo moment aty ku dhe kur kerkohet, sigurisht eshte per cdo lavdate.
Sa here ata shfaqen ne publik, per cilendo arsye qofte, ata i mrekullojne njerezit e ketij vendi, dhe keta te fundit ROSU-ne e shohin me admirim, ashtu sic e pane NATOn menjehere pas luftes. Heronj dhe shpetimtare, pra.. por, edhe jane te tille!
Edhe kesaj here, menjehere pas nje aksioni te madh per dy dite me radhe, po ua jep njerezve po te njejten ndjesi; plot krenari dhe admirim per ata. Edhe kesaj here eshte mbushe facebooku me foto, statuse per Njesine Speciale te Policise se Kosoves. Foto e statuse keto ku tregojne sa ndihen te lumtur dhe krenar per ata, sa shume i gezon nderhyrja e tyre ne Veri, vendosja e rendit dhe ligjit ne cdo skaj te Kosoves, perfshi ketu edhe Veriun. Sigurisht, edhe e meritojne kete!!!
Por, a po na bie ne mend neve te gjitheve, se te gjithe ata pjestare te kesaj njesie kane familje dhe nje jete te tyre, jashte asaj uniforme?
A po na bie ne mend qe ndonjehere ti perkrahim, kur ata kerkojne trajtim me dinjitoz dhe vleresim me te madh per punen e tyre? Sic e dime te gjithe, ata nuk gezojne pothuajse asnje kusht themelor per jeten dhe punen e tyre, e mos te flasim per privilegje. Ata madje nuk kane as sigurim shendetesor, dhe hapesira te duhura te punes.
Ata neve po na bejne krenar dhe po na lumturojne cdohere, por mos te harrojme qe ata atje jane te rrezikuar ne cdo sekond, kane lene prapa nje jete dhe familjet e tyre…dhe krahas krenarise dhe lunturise qe po e ndjejme, duhet tu japim edhe perkrahje te pafundme, qe ata te marrin ate qe e meritojne!