Avdiu: Djalit të Thaçit ia komentonin edhe orën dhe pushimet në Rio de Janeiro


Analistja Zana Avdiu ka thënë se komentet për paraqitjen e Albin Kurtit në festivalin e filmit në Kanë të Francës vijnë pasi edhe vet VV i komente veprimet e të tjerëve.
Albin Kurti ka publikuar disa imazhe ku shihet ai, së bashku me familjen e tij në festivalin prestigjioz të filmit në Cannes. Kurti kishte udhëtuar nga Athina drejt Francës, pas qëndrimit disa ditor në shtetin helen si pjesëmarrës në simpoziumin Symi.

Kurti kishte njoftuar se ishte prezent në shfaqjen e filmit “Pa Vend” të Samir Karahodës, i cili garon në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër. Vëmendje kishte marrë edhe fustani i vajzës së saj që ishte dhuratë.
Mirëpo Avdiu thotë se kritikët kishin të drejtë kur përmendnin fustanin e vazjës së Kurtit.
“Djalit të Thaçit ia komentonin edhe orën dhe pushimet në Rio de Janeiro”, ka thënë ajo.

Ndërkohë ajo po ashtu ka thënë se paraqitja e Kurtit ishte e mirë por edhe të tjerët para tij kishin paraqitje të mira, e njëri ndër ta edhe ish-presidenti Hashim Thaci.
“Në dialog na kanë përfaqësuar dinjitetshëm edhe Rugova dhe Thaçi”, tha ajo.
Avdiu po ashtu tha se Asociacioni i komunave serbe duhet të formohet.