Avdiu: Definitivisht, burri shqiptar eshte i frustrum deri maje kokes!


Definitivisht, burri shqiptar eshte i frustrum deri maje kokes! Kudo qe lexon ose komente nga ata ( ne portale, ne profile te cikave e grave, ne faqe sporti, lajmeve, kulture, shendetesie etj etj), apo te bjen edhe me diskutu me ta nga afer, sheh frustrim te madh, te secili.

Burri shqiptar smundet me marre me mend qe jo cdo njeri te pelqen dhe don me pase dicka me te. Ai smundet me frenu veten as kur eshte ne detyre zyrtate: si mjek, si profesor, si mesues, si polic, si zjarrefikes, si pastrues, si futbollist, si gazetar, si avokat, gjyqtar a prokuror, etj etj.. secilen grua e sheh si cope mishi, per shfrytezim seksual. E tu kane keshtu, mendon qe edhe secila grua cdo burre e sheh ashtu.
Tash se fundi, çikat edhe grate jane tu anku nga policia, se vend e pa vend po i ndalin ato, arsye pa arsye, vetem e vetem te ua mesojne emrin, edhe ta shfrytezojne poziten e tyne per perfitime personale seksuale.

Per mjeke, profesore universitar, gjyqtare e avokat, kjo pune u kane e dijshme moti. Kush ma shume se ata nuk e keqperdore poziten, per perfitime seksuale, me ata qe jane ne nevoje per ta. Dhe jo vetem keta, por edhe secili burre qe ka pak pozite, mundesi e hapesore me keqperdore, e ben.
Ama, cudia eshte, qysh ka mundesi bash secila grua a cike qe kalon para syve te tyne, me iu pelqy? A eshte e mundun, qe keta njerez (burrat shqiptare) jane kaq me fat, sa secili njeri me kane ne formatin e shijeve dhe preferencave te tyne?!

Une mendoj qe eshte e pamundun. Madje, ndodh qe takon me qindra e mijera njerez ndoshta, dhe asnjani apo asnjana nuk eshte ne preferencat e tua. Nuk te pelqen. Edhe nuk mundet me te pelqy secili njeri… po kjo tregon qe ata jane qaq te frustrum, saqe fytyrat e mendjet, as qe ua dallojne.
Masi jeni kaq te dhanun mas seksit, kaq te frustrum, pse e keni ba tabu kete pune? Pse e keni vendos “moralin” aty, dhe e keni ba te ndalum?
Ky vend ka nevoje per liberalizim sekaual, qe njehere e pergjithmone me heq frustrimin, qe po ju shtyn me ba edhe krim: si kushtezim seksual, detyrim e perdhunim. Kthjelluni!
Zana Avdiu