Alarmi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka filluar që nga paraqitja e koronavirusit, por drejtori Zoran Atanasov thotë se nuk ka vend për panik, pasi Kina menjëherë ka vendosur ndalesë për çdo dalje nga zonat e prekura.
“Alarmi është kyçur edhe në vendin tonë, por nuk ka asnjë import të dërgesave nga Kina. Virusi është i rrezikshëm për njerëzit dhe jo për kafshët”, theksoi Atanasov.
Sipas tij, AUV ka pajisje specifike për mbrojtjen nga sëmundjet, nëse është e nevojshme, do të vihen në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë.